Dridhje toke në Kosovë, epiqendra ishte në verilindje të Pejës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2023, 17:16
Dridhje toke janë ndier në Kosovë pasditen e së premtes.
Shemsi Mustafa, drejtor i Institutit Sizmiologjik të Kosovës, ka thënë se Kosova u godit me tërmet 2.7 ballësh.
Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Mustafa ka treguar se tërmeti ka ndodhur në orën 14:59.
Epiqendra ishte në verilindje të Pejës, 5 kilometër në jug të Radavcit, tregoi tutje ai.
Ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët e rajonit të Pejës.
