Theret një person me thikë në qendër të Mitrovicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2023, 16:04
Një person me inicialet S.J. është therur me thikë dhe po trajtohet në spitalin e Mitrovicës, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur sot (e dielë) rreth mesditës afër postës kryesore në Mitrovicë.
Mësohet se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të çastit në mes të disa personave.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me policinë në Mitrovicë, por ata nuk janë përgjigjur.
Deri tani nuk dihet motivi i saktë i kësaj ngjarje dhe nëse policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin.
