Rusja kundërshton pushtimin e Ukrainës, një burrë e godet me grusht

Në qytetin rus Murmansk, një burrë që deklaroi se ishte pjesëmarrës në “operacionin special ushtarak” në Ukrainë, sulmoi një grup vajzash të reja.  Në video shihet se si burri godet me grusht në fytyrë njërën prej vajzave të reja.

Në pamjet e tjera, ai vazhdimisht i pyet nëse janë kundër “operacionit special” në shtetin ukrainas.  Shumica e vajzave thonë se nuk janë kundër, por njëra prej tyre shprehet se është kundër pushtimit të Ukrainës. Si kundërpërgjigje, burri e godet vajzën me grusht në fytyrë gjersa ajo përpiqet që t’i rezistojë duke e goditur me shkelm.