"Paratë e Melonit për syrin e keq", pronarët e lokalit në Berat intervistë për "Corriere Della Sera"
Pronarët e restorantit në Berat ku 4 italianët u larguan pa paguar kanë dhënë një intervistë për Corriere Della Sera. Ato kanë thënë se paratë të cilat i pagoi kryeministrja e Italisë, Meloni do ti mbajnë për syrin e keq.
"Paratë do i ruajmë në kavanoz. Giorgia zonjë e vërtetë"
"Nuk do i denoncojmë të rinjtë italianë. Falenderojmë me zemër Giorgia Melonin një zonjë e vërtetë. Ne nuk jemi të pasur , punojmë fort e nuk jemi kaq të pasur sa mos të impresionohemi nga këto para. Por kjo nuk është cështje lekësh por gjesti na ka prekur shumë, si një nënë familje që i jep një shembull të mirë shtëpisë së saj. E një premtim; paratë nuk do preken. Do të rrinë në restorant si kujtim e kundër syrit të keq" (flet Gabriela Kadëna, pronare bashkë me bashkëshortin e restorantit ku ndodhi ngjarja.)

