Zelensky në Holandë për aeroplanët luftarakë amerikan F-16, e pret kryeministri Rutte
Kryeministri në largim holandez, Mark Rutte ka mirëpritur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Eindhoven. Ai deklaroi se Holanda po e shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë.
Megjithatë, ai nuk ka deklaruar se sa do t’i sigurojë apo kur do t’i dërgojë, raporton Skynews. Holanda aktualisht ka në dispozicion 24 aeroplanë F-16, të cilët do të hiqen prej qarkullimit deri në mesin e vitit 2024.
Takimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara miratuan dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Holanda dhe Danimarka. Ai u pa si një nxitje e madhe për Kievin, edhe pse aeroplanët luftarakë nuk do të kenë një ndikim së shpejti në luftën pothuajse 18-mujore. Zelensky vizitoi dje Suedinë ku filloi diskutimet për marrjen e aeroplanëve luftarakë Gripen, krenaria e shtetit suedez.
Welcome back to the Netherlands, President @ZelenskyyUa.
— Mark Rutte (@MinPres) August 20, 2023
???????????????????? pic.twitter.com/1bXTrVWnHs
