Luftë në ajër mes Rusisë dhe Ukrainës, dron mbi stacionin hekurudhor rus pas bombave në Chernihiv
Ndërsa lufta për pushtimin në Ukrainë vijon prej gati 1 viti e gjysmë duke shkaktuar cdo ditë viktima dhe të plagosur, muajt e fundit kundërofensiva i ka zhvendosur sulmet edhe në Rusi.
Mëngjesin e së dielës, një dron luftarak i pretendeuar ukrainas u përplas në çatinë e një stacioni hekurudhor në qytetin rus Kursk, duke plagosur pesë civilë.
Sipas deklaratës së guvernatorit rajonal, në momentin e shpërthimit kishte 50 pasagjerë në ndërtesë, por u evakuuan menjëherë.
Ky është sulmi i dytë brenda muajit gusht në të njëjtin qytet, pasi më herët Rusia ka akuzuar se predhat ukrainase kishin sulmuar një ndërtesë duke plagosur 3 banorët e saj.
Ngjarja vjen një ditë pasi Moska hodhi raketa mbi qytetin Chernihiv të Ukrainës, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe u plagosën 140 të tjerë, mes tyre 15 fëmijë.
Një zyrtar i Kombeve të Bashkuar e cilësoi "të neveritshme", ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua për një përgjigje të prerë ndaj sulmit terrorist.
Asnjëri nga të dy vendet nuk e merr zakonisht përgjegjësinë mbi sulmet, megjithatë Zelensky ka deklaruar se lufta po kthehet gradualisht në tokën ruse.

