Ikona e Kostandin Jeromonakut e restauruar nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar na prezanton me njërën prej ikonave më të veçanta të fondit të tij. Ajo është ikona e mrekullueshme e Shën Marisë (Nr. 7705) e cila iu nënshtrua një egzaminimi të gjatë, e u zbulua së fundmi në Laboratorin e Restaurimit dhe Konservimit, në MKAM.
Me origjinë nga Kisha e Shën Gjergjit, Shipskë, i atribuohet mjeshtrit ikonograf të shek. 18-të, Kostandin Jeromonaku, i cili realizoi pothuajse të gjitha ikonat e lëvizshme të bazilikave kryesore të Voskopojës si dhe shumë të tjerave brenda dhe jashtë vendit.
Kostandin Jeromonaku dallohet për elegancën e tij të jashtëzakonshme, për kujdesin ndaj detajeve si dhe për arritjen e përkryer të paraqitjes së portreteve duke harmonizuar anën njerëzore me atë hyjnore.
Kjo ikonë ka qenë pjesë e espozitës së përkoheshme ” Piktura bizantine në Shqipëri” e hapur disa muaj më parë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.


