“Motër nga Italia” Rama publikon foto me Melonin duke shëtitur dhe pirë kafe në Vlorë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë pak minuta më parë dy foto me kryeministren e Italisë, Giorgia Melonin.
Ajo ishte me pushime në Vlorë bashkë me familjen e saj.
Ndërkohë Rama shkruan krah fotove se Meloni është si një motër nga Shqipëria dhe ai një vëlla nga Italia.
Meloni u filmua pasditen e sotme duke pirë kafe me Ramën në Lungomare, ndërsa në mbrëmje pritet të niset drejt Italisë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, do të rikthehet në Pulia, për të vazhduar pushimin veror pas parantezës në Shqipëri.
Së bashku me familjen, kryeministrja mbërriti të hënën në Vlorë, e pritur nga homologu i saj Edi Rama, i cili e kishte ftuar ditë më parë të shkonte në bregdetin shqiptar.
Meloni e ka kaluar 15 gushtin, duke shijuar edhe një udhëtim në det me një motobarkë, ku spikasin motra e kryeministrit, Arianna dhe bashkëshorti i saj, si dhe ministri i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida.

