Dorëheqja e policëve serbë në Kosovë, Osmani: Rezultat i kërcënimeve nga Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pasi tre pjesëtarë të policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serbë kanë dhënë dorëheqje, rreth një muaj nga fillimi i punës.
“Dorëheqja e policëve nga komuniteti serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia. Kjo është një dëshmi se politikat e këtij shteti vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Presidentja është zotuar se shteti do të vazhdojë të sigurojë përfshirjen e të gjitha komuniteteve në të gjitha institucionet e Kosovës.
“Do ta bëjmë një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shtuar Osmani.
Për largimin e pjesëtarëve serb nga Policia e Kosovës kanë reaguar edhe institucionet ndërkombëtare dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, u shpreh i shqetësuar me këtë njoftim.
EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese, shkroi Barbano duke theksuar se “përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe e mbrojnë”, ka thënë ai.
The resignation of police officers of the Serb community is a direct result of ongoing threats and intimidation from Serbia –an evidence that its policies continue to mirror Milosevic tactics.
We will continue to ensure inclusivity across all institutions and a safer ???????? for all.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 17, 2023