Le Figaro për rusët në Serbi: Vulin po iu bën presion, i spiunuar ata duke e ndarë atë informacion me Moskën
Rreth 200 mijë rusë të cilët nuk kanë nevojë për vizë, shkuan në Serbi pas shpërthimit të luftës në Ukrainë në fund të shkurtit 2022 dhe shumica e tyre u vendosën në Beograd, shkruan gazeta franceze Le Figaro.
“Ne jemi këtu për të filluar një jetë të re”, tha Maxim i cili u largua nga Shën Petersburg dhjetorin e kaluar.
Disa ditë më vonë, më 25 korrik, Vladimir Volohovski, i cili u arratis nga Shën Petersburg në fillim të luftës në Ukrainë, iu refuzua vazhdimi i lejes së qëndrimit në Serbi.
Në artikull thuhet se u bë e tepërt për regjimin autoritar të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Aleksandër Vulin, shefit të tij besnik të inteligjencës.
“Vulin, haptazi në anën e Kremlinit, që nga emërimi i tij dhjetorin e kaluar, ka ushtruar presion mbi kundërshtarët e Kremlinit duke i spiunuar ata dhe duke e ndarë atë informacion me Moskën”, shkruan gazeta franceze.
Rusët në Serbi besojnë se Vulin qëndron pas këtyre veprimeve kundër tyre.
Sipas gazetës franceze, Vulin akuzohet se përdor funksionet e tij publike për të mbështetur Rusinë, duke mundësuar aktivitete dashakeqe ruse që degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe duke i ofruar Rusisë mundësinë për të pasur ndikim në rritje në rajon.
Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit gjatë muajit korrik.
Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
