Kujdes! Mos flini pranë telefonave kur janë duke u karikuar!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 10:22
Shumica prej jush ndoshta e kanë për zakon që para se të flini kaloni disa minuta në celular dhe më pas e vendosni atë në karikim afër kokës tuaj.
Kompania e madhe, "Apple", e ka "dënuar" këtë veprim.
Kjo pasi telefoni gjatë kohës që karikohet, ka nevojë të marrë ajër për të shmangur nxehjen.
Gjithashtu, duhet mbajtur sa më larg trupit tonë, pasi karikimi i baterisë mund të rezultojë në zjarr, goditje elektrike, lëndim apo dëmtim të celularit dhe sendeve të tjera.


