"Kemi biznes për të bërë", një "leoparde" si Ronela Hajati paralajmëron projektin e ri

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në festivalin më të madh evropian të muzikës "Eurovision", ka paralajmëruar projekte të reja muzikore.

Këngëtarja këtë e ka bërë përmes dy postimeve në faqen e saj në rrjetin social "Instagram".

Tek fotoja e parë ajo shfaqet e veshur si leopard dhe në sfond shfaqen gjethe dhe shumëllojshmëri ngjyrash.

"Kemi biznes për të bërë", një

Mesa duket kjo do të jetë një pjesë nga videoklipi i këngës së saj të re.

Ndërsa në postimin tjetër shfaqet duke kënduar një pjesë të këngës.

“Ndjenjat 0, por kemi biznes për të bërë“, ka shkruar ajo në video.