Polonia arreston dy rusë të akuzuar për spiunazh dhe përhapje të propagandës së Wagner-it

Varshava ka arrestuar dy rusë të akuzuar për spiunazh dhe përhapje propagande për grupin ushtarak privat Wagner.

“Agjencia e Sigurisë së Brendshme, duke punuar me Policinë, ka identifikuar dhe arrestuar dy rusë që shpërndanin materiale propagandistike të Grupit Wagner në Krakov dhe Varshavë”, tha ministri i Brendshëm polak Mariusz Kamiński në X, i njohur më parë si Twitter, të hënën.

“Të dyve u lexuan akuzat e tyre, të cilat përfshijnë spiunazh, dhe u dërguan në paraburgim,” shtoi ai. 

Mijëra trupa Wagner u zhvendosën më vonë në Bjellorusi, duke rritur tensionet midis Polonisë fqinje dhe aleatit të Kremlinit, mes rritjes së aktivitetit ushtarak në kufi.