Kreditë me probleme për institucionet financiare jobanka zbriti në 13.2 %

Raporti i kredive me probleme pësoi rënie për institucionet financiare jobanka (IFJB). Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky raport zbriti në 13.2%, nga 13.6% që kishte qenë një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky rezultat është ndikuar nga rritja më e madhe e portofolit të kredisë krahasuar me vlerën e portofolit të kredive me probleme.

Portofoli i kredisë bruto për IFJB-të arriti deri në fund të gjatëmujorit të këtij viti, në 47.9 miliardë lekë, në rritje me 12.6% krahasuar me vitin paraardhës.

Pjesa më e madhe e portofolit të kredisë së IFJB-ve, rreth 77%, mbahet nga subjektet e kredidhënies dhe mikrokredisë.

Aktiviteti me rritjen më të lartë ka qenë mikrokredia, me rreth 2.6 miliardë lekë ose sa gjysma e rritjes totale të portofolit të kredisë së sektorit.

kredisë bruto për grupin e SHKK-ve arriti në nivelin prej 10.7 miliardë lekë, me një rritje prej 1.39 miliardë ose 13%, krahasuar me një vit më parë. Portofoli i kredisë bruto të SHKK-ve përbën vetëm 1.48% të portofolit të kredive të sistemit bankar.