Ibrahimaj: Shqipëria, ngadalësim të inflacionit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se Shqipëria ka vijuar të ketë norma të përmbajtura dhe në ngadalësim të inflacionit.

“Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin korrik 2023 është 4,2 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 7,5 %”, tha Ibrahimaj.

Komponenti kryesor i rritjes dhe ndikimit të inflacionit total gjatë gjithë vitit të kaluar, por edhe gjatë këtij viti, ishte ai i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, i cili ka edhe peshën kryesore në shpenzimet e shportës së qytetarëve shqiptarë.

Ibrahimaj publikoi statistikat mbi shifrat e inflacionit gjatë këtij viti, ku shihet se nga niveli 7,23 % në janar, inflacioni ka zbritur në nivelin 4,2 % në muajin korrik.

Megjithatë, ky inflacion ka vijuar të jetë ndjeshëm më i ulët se inflacioni i kësaj kategorie në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Europian.

Ibrahimaj: Shqipëria, ngadalësim të inflacionit