Kurti do vetting në drejtësi, përmend dy vrasjet e dhunshme të grave për të kërkuar reformën
Albin kurti ka apeluar gjykatën kushtetuese të pranojë nismën e reformës në drejtësi. Për të arritur qëllimin ai solli në vëmendje vrasjen e dhunshme të dy grave, ku në një rast burri është liruar. Ndaj në mbledhje të qeverisë ai theksoi se vetëm përmes vettingut të prrokurorëve dhe gjyqtarëve do të arrihen vendimet e duhura.
Kryeministri i kosovës Albin kurti e ka vënë theksin edhe një herë te domosdoshmëria e reformës në drejtësi. Në mbledhjen e qeverisë ai solli në vëmendje proceset gjyqësore të dy grave të vrara, kun ë ccështjen e parë burri u dënua dhe në të dytin u la I lirë me vendim të gjykatës supreme
"Vendimet meritore të sistemit të drejtësisë kanë ndikim të dyfishtë në shoqërinë e cdo vendi. Përvecse se sjellin drejtësi për viktimat dhe të dëmtuarit, ato diktojnë edhe parashikueshmërinë e pasojave të cdo veprimi jo të ligjshëm e penal duke ndikuar kështu edhe në parandalimin e krimeve"
Kurti solli në vëmendje dhe rënien e besimit të publikut te drejtësia për ti kërkuar gjykatës kushtetuese miratimin e vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
"Andaj reforma është domosdoshmëri e vetingu është zgjidhje. Tash e 5 muaj jemi në pritje që gjykata kushtetuese ti hapë sa më shpejt rrugë jetësimit të kësaj reforme e koha po kalon. Koha që kalon është kohë e humbur".
Aplikimi i vettingut në drejtësi solli largimin e rreth 45 për qind të prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë kaluar deri më tani në verifikimin e pasurisë, pastërtisësë figurës dhe profesionalizmit


