Sërish incidente në Greqi, pas vrasjes së tifozit, sulmohet një gazetar dhe një kameraman
Një gazetar dhe një kameraman grek janë sulmuar në New Philadelphia, një ditë pas incidenteve të përgjakshme nga huliganët e Dinamo Zagrebit ku mbeti i vrarë një 29-vjeçar, tifoz i AEK.
Mediat greke shkruajnë se gjatë sulmit është thyer edhe një kamerë. Ndërkohë Bordi Drejtues i ESIEA dënoi sulmin.
“Sot duhet të jetë ditë zie dhe reflektimi. Fatkeqësisht, humbja e fundit e trishtë në ciklin e dhunës së tifozëve nuk duket se e bën askënd të mençur. Në vend të kësaj, dhuna sot drejtohet kundër gazetarëve që mbulojnë ngjarjet. Theksojmë se gazetarët janë të detyruar të informojnë qytetarët nga ana e incidentit, duke i trajtuar me maturi dhe ndjeshmëri bashkëqytetarët tanë, të cilët janë në gjendje zie apo presioni mendor. Kolegët ishin jashtë fushës duke ushtruar funksionin e tyre pa shqetësuar apo provokuar. Sulmi ndaj tyre nuk ka asnjë justifikim”, thuhet në reagimin e tyre.