Lëkundje të forta tërmeti në jug, ja ku ishte epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2023, 22:53
Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme janë regjistruar lëkundje të forta tërmeti në Gjirokastër.
Sipas aplikacionit të tërmeteve për Evropë, epiqendra ka qenë në Cepo të Gjirokastrës.
Magnituda e tërmetit ka qenë e shkallës 3.5, sakaq janë ndjerë edhe disa pasgoditje të tjera me magnitudë më të vogël 3.3.
Goditja ka qenë e fortë dhe është ndjerë jo vetën në Gjirokastër, por edhe rrethinat.
Nuk ka ende informacione nëse ka pasur dëme nga këto lëkundje.


