Basha: Hetim parlamentar për fondet IPARD, qeveria përgjegjëse për vjedhjen e 430 mln eurove me inceneratorët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, këtë të mërkurë zhvilloi takim me drejtuesit politik të qarkut të Vlorës. Basha u bëri me dije drejtuesve politikë se selia blu do kërkoi hetim përlamentar për fondet IPARD.

Takimi, bënë të ditur Bashas përmes rrjeteve sociale, vjen në kuadër të punës për riorganizimin e selisë blu.

“Në Vlorë, me drejtuesit politikë të këtij Qarku, nisëm punën për riorganizimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike dhe aksionin politik, për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë të fortë, efikase dhe alternativën që ata presin dhe meritojnë. Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti që u pa edhe nga Dosja e Inceneratorëve ku qeveria është përgjegjëse për vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve.”, vijon Basha.

Kreu i Partisë Demokratike tha se do të kërkohet dhe hetim parlamentar për fondet IPARD.

“Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.

Prandaj ne do të kërkojmë: Hetim parlamentar të fondeve IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin.”, nënvizon Basha.