Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet “rrëzojnë” alibitë për ndarjen e tyre

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet kanë qenë çifti më i përfolur kohët e fundit.

Shumë fansa kanë përfolur për faktin se Jenner dhe Chalamet nuk janë fotografuar së bashku, duke çuar në supozimin se të dy janë ndarë.



Megjithatë, burime pranë çiftit kanë raportuar për TMZ se ata janë ende së bashku pas shtatë muajsh dhe se çdo raport që thotë se çifti nuk është bashkë është “i rremë”.



Jenner dhe Chalamet akoma nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme.