Pas 18 vitesh bashkë, kryeministri i Kanadasë ndahet nga bashkëshortja, Sophie Grégoire
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2023, 19:45
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Grégoire janë ndarë pas më shumë se 18 vitesh bashkë.
Zyra e kryeministrit të Kanadasë, në një deklaratë bëri me dije se çifti ka nënshkruar marrëveshjen e ndarjes.
Ata u martuan në Montreal në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku.
Raportohet se ky vendim ka ardhur pas një procesi të gjatë dhe diskutimeve të vështira mes tyre.
