Lizzo në telashe, reperja amerikane akuzohet për ngacmim se*sual, racizëm dhe mospagesa
Këngëtarja e famshme amerikane, Lizzo, është paditur ditën e djeshme nga tre ish-balerinët e saj.
Padia e ngritur përfshin akuza për ngacmim seksual, fetar dhe diskriminim racor.
Kërcimtarët kanë akuzuar Melissa Viviane Jefferson për disa ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur në prova ku përfshihej dhe situata që ka tërhequr vëmendjen për shtimin në peshë të një balerini dhe më vonë e ka qëlluar, si dhe ka detyruar dhe kërcënuar stafin të kryejë lëvizje të pahijshme.
Së bashku me Lizzon është ngritur padi edhe për koreografen Tanisha Scott, për bullizim të balerinëve gjatë turneut.
Akuzat për diskriminimin racor janë ngritur gjithashtu ndaj ekipit drejtues të kompanisë së prodhimit Big Grrrl Big Touring, Inc. Pretendohet se anëtarët me ngjyrë të trupës së kërcimit janë “trajtuar ndryshe” nga anëtarët e tjerë të ekipit.
Gjithashtu, është përmendur se të gjithë kanë marrë vetëm 25% të pagës dhe janë pushuar pa shkak.


