Shpërthim tritoli në Krujë, detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2023, 08:11
Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujës. Tritoli ka shpërthyer në aksin Fushë-Krujë - Krujë në afërsi të lagjes Zimzenel.
Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia lënda plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.
Nga shpërthimi është hapur një gropë në rrugë dhe janë thyer xhamat e vitrinave të disa banesave e bizneseve pranë. Shpërthimi është regjistruar rreth orës 2 pas mesnate.

