Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton 4 persona në Vlorë

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton 4 persona në

Shërbimet e Policisë në Dhërmi dhe Vlorë i kanë ardhur në ndihmë 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det. Në rastin e parë, tre shtetas në Vlore kërkuan ndihmë pasi mjeti i tyre lundrues kishte pësuar defekt.

Ato u nxorrën në breg nga policia kufitare e Vlorës në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa në rastin e dytë, policia e Dhërmiut, i erdhi në ndihmë një shtetasi që i ishte rrezikuar jeta teksa bënte sërf në det.

Edhe ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore. Shërbimet e policisë kufitare ftojnë cdo person që gjendet në nevojë të njoftojë menjëherë policinë.

Vlorë dhe ????Dhërmi/Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë në 2 raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.

✅Në rastin e parë, kërkuan ndihmë 3 shtetas, pasi mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

✅Në rastin e dytë, kërkoi ndihmë një shtetas që bënte sërf, pasi për shkak të detit të trazuar, nuk dilte dot në breg.

Shërbimeve të Policisë Kufitare të Vlorës dhe atyre të Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimeve të pandërprera në të gjithë hapësirën detare të qarkut, iu është kërkuar ndihmë në 2 raste, pasi 4 shtetas rrezikuan të mbyteshin në det.

-Në rastin e parë, shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, të 3 shtetasve që kishin mbetur në det, për shkak se mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

-Në rastin e dytë, shërbimet e SPK Dhërmi ndërhynë për të nxjerrë në breg një shtetas të cilit i ishte rrezikuar jeta, teksa bënte sërf, për shkak të detit të trazuar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.

#kërkondihmë????
#Policiapranëjush????????????????‍♂️
#sezonturistikisigurtë✅