Bie nga kati i 4-t, humb jetën 25-vjeçari në Durrës, familjarët: Kishte probleme të shëndetit mendor

25-vjeçari me inicialet A.Th ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i katërt i një pallati në Durrës, në lagjen nr.17.

Familjarët e tij, kanë deklaruar për policinë se i riu vuante nga problem të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë: 

Paraditen e sotme, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i katërt i një pallati, shtetasi A. Th., 25 vjeç (sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor).

Si pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.