E therën pasi e abuzuan, 32-vjeçarja vritet dhe hidhet poshtë Urës së Dajlanit në Durrës

Një 32-vjeçare u gjet e vrarë dhe hedhur pranë Urës së Dajlanit në Durrës.  Policia thotë se e reja ishte qëlluar me thikë, ndërsa ka dyshime se para se të vritej është abuzuar seksualisht. Disa persona po merren në pyetje për krimin makabër.

Gruaja që u gjet e vdekur këtë të mërkurë në Durrës dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë dhe hedhur mes shkurreve poshtë Urës së Dajlanit ku u zbulua trupi i pajetë.

Viktima u identifikua si Luljeta Preza, 32 vjeçe, banorë e Sukthit.

Kryqja paraprake zbuloi se në pjesë të ndryshme të trupit të viktimës kishte dëmtime që sipas ekspertëve janë shkaktuar nga mjet prerës.

32-vjeçarja sipas burimeve është qëlluar disa herë  me thikë dhe ka ndërruar jetë për pasojë të plagëve të rënda që ka marrë.

E therën pasi e abuzuan, 32-vjeçarja vritet dhe hidhet poshtë
Luljeta Preza

Dyshimet janë të forta se para se të vritej 32-vjeçarja është abuzuar seksualisht, pasi burimet thanë se trupi i pajetë u gjet gjysmë i zhveshur.

Një prej dyshimeve është që e reja të  mund të ketë  qenë e përfshirë në ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të prostitucionit në qytetin e Durrësit.

Këqyrja e vendngjarjes ka treguar se vrasja ka ndodhur në një zonë tjetër që për momentin mbetet ende e panjohur.

Ekspertët e policisë së Durrësit mblodhën aty prova e gjurmë që mund ti dërgojnë tek vendi i krimit dhe identifikimi i autorit ose autorëve.

Zyrtarisht policia e Durrësit bëri me dije se ka shoqërues 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për vrasjen makabre të 32 vjeçares.