Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, lëndohet drejtuesi dhe pasagjerja e një motorri

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel. Mësohet se një makinë ka aksidentuar një motomjet.

Si pasojë, janë plagosur shtetasi dhe pasagjeria që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.