I akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, Kasandër Noga dënohet me 15 vite burg nga gjykata e Brukselit

Një gjykatë në Belgjikë ka dënuar me 15 vite burg shqiptarin Kasandër Nogën. Vendimi nga gjykata belge është marrë ditën e djeshme dhe se Noga është dënuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i cili mbijetoi.

Noga qëlloi një vit më parë Hasanbelliun me gjashtë plumba në një tapet të kuq në zemër të Brukselit.

Sipas mediave belge, ky vendim nuk ka gjasë që ta ndalojë gjakderdhjen, pasi është mësuar se shkak i atentatit është një përplasje e hershme që ka shkaktuar viktima të shumta.

Noga u arrestua më 14 qershor, disa ditë pasi ka qëlluar para hyrjes së hotelit Adolphe Maxlaan në Bruksel, në drejtim të 43-vjeçarit.

45-vjeçari është arrestuar në Donaustadt, ndërsa bashkëpunëtori i tij nuk është mësuar ende se kush është, por është shpallur në kërkim.

I akuzuar për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, Kasandër Noga

45-vjeçari Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shpërdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005.

Po ashtu ai është akuzuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropës dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

Derisa disa ditë më parë, për hir të një hasmërie që ka 20 vjet që vijon, ai tentoi që të vriste Hasanbelliun.

Sipas dëshmitarëve, ai erdhi nga hiçi duke hapur zjarr ndaj shënjestrës së tij.