Pushime falas për turistët që u larguan për shkak të zjarreve në Rodhos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2023, 10:27
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis fton turistët që humbën pushimet në Rodhos për shkak të zjarreve masive, për një javë pushime falas.
Mësohet se java e pushimeve falas nga ana e qeverisë greke dhurohet Javën në vjeshtë ose pranverë për të gjithë ata turistë që u detyruan që të largoheshin nga ishulli për shkak të zjarreve.
Në një intervistë për kanalin televiziv britanik ITV, Mitsotakis ka deklaruar se:
“Qeveria greke në bashkëpunim me pushtetin lokal do të ofrojë një javë pushime falas në ishullin Rodhos pranverën e ardhshme ose në vjeshtë, për të gjithë turistët që humbën pushimet për shkak të zjarreve. Rodhos sot është më mikpritës se kurrë, situatës në ishull është kthyer në normalitet”.


