Hartohet udhëzimi administrativ, Kurti fillon rrugën ligjore për largimin e kryetarëve në komunat e veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2023, 14:54
Albin Kurti ka nisur procedurat për largimin e kryeatrëve të komunave në veri të Kosovës si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar me përgatitjen e procedurave që do mundësojnë largimin e kryetarëve në komunat e veriut të Kosovës.
Tashmë është caktuar edhe grupi i punës dhe sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.
Në vendim thuhet se grupi i punës do mbështetet nga zyrat e BE dhe mbështetësit dhe ambasadat e OSBE.

