VIDEO/ Shkup, makinat përplasen "kokë më kokë", njëra prej tyre merr para një këmbësor

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku dy makina u përplasën ‘kokë më kokë’ në një kryqëzim dhe njëra prej tyre mori para një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në ‘Bulevardin Bosnje-Hercegovina’ në rrugën Aradha në Shkup.

Nga pamjet e publikuara nga Atlas, shihet momenti i përplasjes së dy makina. Sakaq bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë, por nuk dihet numri i saktë.

Të lënduarit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.