Ndryshe nga Shqipëria/ Protesta e gazetarëve në Kosovë, i heqin mikrofonat ministres Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari është përballur me protestën e gazetarëve kundër vendimit për heqjen e licencës së Klan Kosovës.

Në momentin kur ajo filloi të fliste në konferencen e njoftuar, gazetarët janë afruar një nga një pranë podiumit dhe në mënyrë demonstrative hoqën mikrofonat.

Pas gazetarëve janë tërhequr edhe kameramanët duke u larguar nga salla dhe duke lënë ministren në monologun e saj.

Hajdari po fliste për bizneset që kanë bërë shkelje ligjore të ngjashme me Klan Kosovën, shkak për të cilin është marrë vendimi për mbylljen e televizionit.