Bilanci i Kremlinit: 4.8 milionë ukrainas janë transferuar në Rusi, përfshirë 700 mijë fëmijë

Një raport i publikuar së fundmi nga zyrtarë të Kremlinit zbulon se gjithsej 4.8 milionë ukrainas, duke përfshirë më shumë se 700,000 fëmijë, janë transferuar në Rusi që nga fillimi i luftës. 

Komisionerja për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova tha se shumica dërrmuese e fëmijëve nuk kishin mbikëqyrje prindërore ose kujdestare dhe e cilësoi largimin e tyre si një gjest "vullneti të mirë", sipas Institutit për Studimin e Luftës, një institut me bazë në SHBA, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për zonjën Lvova-Belova duke e akuzuar atë për dëbim të paligjshëm të fëmijëve.