“Në të mirë e në të keq” Çifti në Filipine thanë "PO" në altarin e përmbytur nga tajfuni
Teksa Filipine është në ditën e 4 të përmbytjeve nga Tajfuni “Doksuar”. Vëmendjen në rrjetet sociale e ka marr videoja e martesës së një çift i cili u kurorëzuar në altarin e përmbytur.
“Në të mirë e në të keq”, nusja e veshur me fustan të bardhë me vellon mbi kokë ecën në altarin e përmbytur nga tufani.
Bishti i fustanit të nusërisë noton mbi ujë, por nusja është e vendosur deri në fund të martohet me princin e jetës….
Dhëndri me çizme llastiku deri të gjinjtë, nuk I ikën buzëqeshja e lumturisë.
Çifti ka vazhduar me ceremoninë e martesës pavarësisht përmbytjeve për shkak të tufanit Doksuri ditën e diel.
Rrjeti mediatik BBC ka ndarë disa pamje edhe të familjarët dhe të ftuarit e tjerë sillen rreth kishës me çizme llastiku e sandale, disa edhe të përveshur deri në gjunjë.
Të paktën 11 persona janë vrarë në Pekin pas katër ditësh rrebesh, sipas mediave shtetërore kineze.
27 persona të tjerë janë raportuar të zhdukur që kur tajfuni Doksuri shkaktoi përmbytje të përhapura në veri të vendit.
