Tentoi t’i vinte flakën një terreni barishtor, arrestohet një person në Greqi

Autoritetet greke kanë arrestuar një person në Ilia, pasi akuzohet për tentaivë zjarrvënie. Sipas zjarrfikësve, oficerët e shërbimit në Pirgos arrestuan një burrë, si autor i tentativës për zjarrvënie, në një bimësi barishtore, në rrugën provinciale Xirokambou-Pefkës, shkruajnë mediat greke.

Pas arrestimit të autorit, oficerët e hetimit kanë njoftuar prokurorinë e Pirgos. Njëkohësisht, sipas zjarrfikësve, tre zjarret që ranë mesditën e djeshme në zonat e Paleovarvasainës dhe Salmoni të Bashkisë Pirgos, si dhe në zonën e Fanaras, të Bashkisë së Olimpiadës së Lashtë, janë neutralizuar.

Sipas zjarrfikësve, forcat tokësore po operojnë në të tre zonat, për të kontrolluar plotësisht zjarret, ndërkohë që nuk është kërkuar ndërhyrja e mjeteve ajrore.