Tronditet Kosova/ Babai vret të birin, gruan e pastaj veten në Lipjan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2023, 18:44
Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.
Mediat kosovare raportojne se se babai e ka vrarë të birin dhe gruan e tij e më pas edhe veten.
Ndërkohë lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.
Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësorAktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” deklaroi policia për mediat kosovare.


