Zjarret "djegin" ministrin grek, Notis Mitarakis jep dorëheqjen, Mitostakis gjen zëvendësuesin

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarakis, ka dhënë dorëheqje pas zjarreve shkatërruese në Greqi.

Dorëheqja e tij vjen derisa Greqia po lufton me zjarret që nga java e kaluar që shkaktuan evakuimin e mijëra njerëzve nga zona të ndryshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri Mitsotakis.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve është përgjegjëse për shërbimet e sigurisë publike të vendit, përfshirë shërbimet e zjarrit, policinë dhe Sekretariatin e Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile.

Në vend të tij është emëruar zv.ministri i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sportit, Yiannis Oikonomou.