Lufta në Ukrainë, 2 viktima dhe 20 të plagosur nga sulmi raketor rus në Sumy

Dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur në qytetin Sumy të Ukrainës, si pasojë e sulmit me raketa nga trupat ruse.

Këshilli i qytetit në një postim në rrjetet sociale shkruan se nga sulmi me raketa janë dëmtuar ndërtesa të shkollave, banimeve dhe konvikteve.

Sakaq autoritetet ukrainase janë duke punuar për evakuimin e banorëve të zonës.