Zjarret në Kanada/ Sezoni i zjarreve me i keqi në histori
Kanadaja vijon të përballet me zjarret në sezonin e cilësuar si më të keqin në histori. Një zjarrëfikës ka humbur jetën teksa rreth 30 milionë hekarë tokë janë djegur.
Një zjarrfikës ka humbur jetën në Kanada teksa po luftonte në sezonin më të keq të zjarrit në histori.
Autoritetet thonë se zjarrfikësi vdiq duke luftuar zjarrin pranë Fort St John, në provincën perëndimore të British Columbia.
Njerëzit po evakuohen një zonë më tej në jug të provincës, pranë kufirit me SHBA-në, pasi zjarret kanë dalë jashtë kontrollit.
Një e treta e të gjitha zjarreve që shpërthejnë aktualisht në Kanada janë në British Columbia.
Deri më tani këtë sezon, zjarret kanadeze kanë djegur rreth 30 milionë hektarë tokë - më shumë se sipërfaqja tokësore e Koresë së Jugut ose Kubës.
Banorëve në qytetin Osoyoos, në jug të provincës, dhe zonave përreth tij iu tha të evakuoheshin vonë të shtunën pasi një zjarr me origjinë nga shteti veriperëndimor i Uashingtonit të SHBA-së, kaloi në Kanada.
Dy zjarrfikës të tjerë kanë vdekur në incidente të veçanta këtë muaj në atë që është bërë sezoni më i keq i zjarreve në Kanada.
Një person i katërt, piloti i një helikopteri që ndihmonte në operacionet e "kovave", vdiq pas një përplasjeje në provincën fqinje Alberta javën e kaluar.
Rreth 613 nga 990 zjarret aktualisht aktive në Kanada konsiderohen jashtë kontrollit.