VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në një festival në Holandë, tre të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 13:51
Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me armë zjarri në një festival karnavalesh në Roterdam të Holandës.
Autoritetet holandeze bëjnë me dije se dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa dyshohet për një të tretë.
Schietpartij Rotterdam tijdens Zomercarnaval, op de Coolsingel pic.twitter.com/QSnoaG3N7X
— Upside down world (@Upsidedownworl9) July 29, 2023
Zomercarnaval, një festival holandez i Karaibeve, i cili është një nga festat më të mëdha në rrugë në Evropë, po zhvillohej në qytet të shtunën.