Kapen me 19 kg kokainë dhe mijëra euro në banesë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2023, 13:03
Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me me 19 kg kokainë dhe mijëra euro.
Ngjarja ka ndodhur më 26 korrik në San Cesario sul Penaro. Mediat e huaja shkruajnë se efektivët ndaluan një makinë të dyshimtë, të cilët shkëmbenin çanta në zonën e Modenës.
Gjatë kontrollit fizik u sekuestruan 3 kg kokainë, të ndara në tre pako nga 1 kg secila. Drejtuesi i mjetit është një 32-vjeçar shqiptar. Kontrolli u shtri dhe në banesë, ku u gjetën dy shqiptarët e tjerë të moshave 28 dhe 35-vjeç. në bodrumin e shtëpisë u gjetën 16 kg kokainë dhe 29 mijë euro cash.
Aktualisht të tre shqiptarët ndodhen në burg në pritje të masës së sigurisë.
