VENDIMI/ Nga e hëna më pak urbane në Tiranë, Unioni i Transportit Publik: Nuk u dëgjuan kërkesat tona
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 29 Korrik 2023, 15:34
Nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha linjat urbane të Tiranës do të ketë më pak mjete në qarkullim.
Shkak është bërë gjendja e vështirë ekonomike me të cilën po përballen operatorët e këtyre linjave.
Lajmi bëhet me dije nga Unioni i Transportit Publik, i cili thekson se mungesa e mbështetjes dhe e bashkëpunimit e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojnë punën.


