Plagosje me armë zjarri tek Varri i Bamit, shpallet në kërkim 30 vjeçari (EMRAT)
Plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se i riu ka shkuar në spital me plagë më këmbë, ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit Dritan Kulla , 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gentjan Nokaj," njoftoi policia.
Nokaj ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
