Përgjimet "fundosën" grupin kriminal, biznesmeni Gjoka planifikoi vrasje me Behar Bajrin. I shkuan në varrim pasi e vranë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 28 Korrik 2023, 11:27
Përgjimet fundosin grupin kriminal që u godit të enjten nga SPAK dhe u arrestuan Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Ardit Hasannega, Pëllumb Gjoka etj.
Biznesmeni Pellumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen por më vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.
Në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Pellumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet.
Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.
