Tym e flakë në Greqi/ Evakuohen edhe 8 fshatra, digjen mbi 50,000 hektarë tokë bujqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2023, 15:57
Evakuohet zona e Nea Aghialos në Greqi si pasojë e shpërthimit të zjarreve. Gjithashtu bëhet me dije se edhe 8 fshatra të tjerë pranë Volos janë evakuuar.
Autoritetet njoftojnë se mbi 50, 000 hektarë tokë bujqësore janë djegur.
Në betejën për shuarjen e zjarrit në Volos dhe rrethinat që po përjetojnë momente makthi, janë angazhuar 5 avionë zjarrfikës, 85 mjete zjarrfikëse, 8 njësi këmbësore, dhjetëra transportues uji të Bashkisë së Volos, por gjithashtu po marrin pjesë qindra vullnetarë.

