PAMJET E FRIKSHME/ Autoboti i naftës me shofer moldav përmbyset, merr flakë makina e shqiptaro-amerikanit në Qafë Thanë

Një aksident i frikshëm është shnënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Librazhd – Qafë-Thanë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

PAMJET E FRIKSHME/ Autoboti i naftës me shofer moldav përmbyset, merr

Bëhet fjalë për një autobot me shofer i ngarkuar me naftë me targa të Moldavisë dhe me drejtues shtetasin A. Buhne ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur si pasojë është çare boti dhe ka ka pasur derdhje nafte në rrugë.

Ndërkaq një automjet tjetër që ndodhej në vendngjarje tip “Hunday” është përfshirë i gjithi në flakë dhe targat e tij nuk dallohen. Ndërkaq drejtues i mjetit mësohet se është shtetasi Dritan Vinca, banues në SHBA.

Sipas raportimeve mësohet se ky mjet nuk ka pasur kontakt me autobotin e naftës, por duke kaluar në afërsi kanë marrë flakë gomat dhe më pas është djegur plotësisht!

Në njoftimin e saj për ngjarjen në fjalë policia nuk raporton për persona të lënduar në këtë aksident, por vetëm për dëme materiale.

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Automjeti tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit “Hyundai”.