PAMJET/ “Benz-i” merr flakë në ecje në autostradën Levan-Tepelenë, shpëton mrekullisht familja

Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar.

Bëhet me dije se makina ka marrë flakë për shkak të një defekti në sistemin elektrik.

Ndërsa drejtuesi i mjetit që udhëtonte me familjen ka ndaluar sapo ka pikasur tymin, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq zjarrfikësit e Mallakastrës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

PAMJET/ “Benz-i” merr flakë në ecje në