Atentati në Larushk të Krujës ndaj Gentjan Bejtjes, Gjykata e Apelit lë në burg Valter Bamin
Gjykata e apelit ka rrëzuar kërkesën e Valter Bamit për ta liruar nga qelia. Në vendimin e marrë këtë të premte pretendimet e të arrestuarit për armëmbajtje pa leje nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur.
37-vjeçari është i dyshuari kryesor për sulmin me armë në 4 korrik pranë Gentian Bejtjas në larushkë, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy nipat e tij të mitur.
Pas ngjarjes së rëndë policia ushtroi kontrolle në nikël ku u ndalua dhe Bami. Pas gjetjes së gjurmëve të barutit në gishtat e tij prokuroria kërkoi masën e arrestit të vendosur nnë shkallën e parë në datën 10 korrik.
Avokati i tij ngriti pretendimet se baruti ishte prej armës që zotëron me leje, dhe se në ditën e ngjarjes Bami ishte në banesë. Për këtë qëllim prokuroria ushtroi të tjera kontrolle në banesën e 37 vjeçarit por pa mundur të gjejë pamjet e kamerave. Burimet thanë se nuk u arrit të gjendeshin serverat.
Kërkimet ndërkaq vazhdojnë edhe për të gjetur armën që i akuzuari deklaron se e ka me leje.
Sa i përket vrasjes në Larushkë dyshimet janë se objektiv ishte Bejtja, i cili u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera.
