Arrestimet e SPAK-ut, Murrizi: Inkriminimi i institucioneve ligjzbatuese në këtë vend i kapërcen kufijtë edhe të vetë mafias

Ish-deputeti Muslim Murrizi në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” dhënë moderatores Beti Njuma, teksa iu referua zhvillimeve të fundit politike në vend, ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, apo edhe arrestimin me urdhër të SPAK-ut biznesmenit Pëllumb Gjoka që u arrestua së bashku me kryeprokurorin e Kukësit dhe ish-Shefin e Operacionales këtë të enjte, theksoi se situata është shumë e rëndë.

“Lidhja e krimit me politikës dhe qeverinë ka nisur që me kohën e kanalizimit të Shqipërisë, korrupsionit dhe vjedhjeve masive që kulmoi me arratisjen e një zëvendëskryeministri.

Apo edhe me arrestimin e biznesmenit sot që është cilësuar si investitor strategjik, ku doli se pjesë e grupeve kriminale janë dhe drejtues të lartë të institucioneve ligjzbatuese.

Pra Inkriminimi i institucioneve ligjzbatuese në këtë vend i kapërcen kufijt edhe të vetë mafias. Sepse këtu nuk kemi të bëjmë më me raste sporadike, por janë një sërë ngjarjesh ku drejtuesit e lartë të policisë së shtetit janë pjesë e grupeve kriminale”, u shpreh ndër të tjera ish-deputeti Myslim Murrizi.