Zjarr në Hekal të Mallakastrës, digjen të mbjellat me ullinj, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2023, 12:48
Një tjetër vatër zjarri sapo është ndezur në fshatin Hekal të Mallakastrës. Flakët e zjarrit janë përhapur në një zonë kodrinore e mbjellë kryesisht me ullinj.
raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës të bashkisë Mallakastër për të fikur zjarrin.
Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur fikjen e flakëve me mjete zjarrfikëse, ndërsa po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.

